Ndërlidhjet

Sulm në Donjeck, së paku një i vrarë


Ilustrim
Ilustrim

Raportet nga lindja e Ukrainës bëjnë me dije se së paku një person është vrarë kur një predhë e ka goditur sot stacionin e autobusëve në Donjeck, rajon që kontrollohet nga separatistët.

Agjencia e lajmeve Reuters tha se trupi i njëriut të vdekur është parë pas timonit të një minibusi ndërsa një automjet tjetër pranë tij, sipas kësaj agjencie, është djegur.

Shërbimet emergjente në vend të ngjarjes thanë se një person tjetër ka vdekur në spital pas sulmit dhe se dy të tjerë kanë marrë lëndime të rënda.

Nuk është dhënë asnjë koment nga separatistët apo nga zyrtarët qeveritarë të Ukrainës.

Sulmi ka ngjarë në ditën kur pritet të mbahet në Minsk samiti në përpjekje të ndaljes së konfliktit, ku do të marriin pjesë udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Ukrainës dhe Rusisë.

Konflikti në Ukrainë i filluar në prill të vitit të kaluar, deri më tani ua ka marrë jetën më shumë se 5 mijë e 350 njerëzve.

XS
SM
MD
LG