Ndërlidhjet

Obama kërkon miratimin e Kongresit për ofenzivë tokësore ndaj IS-it


Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama, pritet ta njoftoj Kongresin në lidhje me planin e ri, i cili do të autorizonte përdorimin e kufizuar të forcave tokësore kundër milinatëve të Shtetit Islamik.

Ligjvënësit të cilët janë informuar në lidhje me planin i cili pritet të jetë temë diskutimi në Kongres, do të lejonte përdorimin e forcave speciale amerikane dhe të këshilltarëve për qëllime mbrojtëse, por do të ndaloj “përdorimin për kohë të gjatë të forcave tokësore”.

Shtetet e Bashkuara e udhëheqin koalicionin ndërkombëtar që i ka nisur sulmnet ajrore ndaj militantëve në Siri dhe Irak, që nga muaji gusht.

Qindra forca amerikane janë të vendosura në Irak në kuadër të misionit mbështetës dhe këshillues.

Ligjvënësit në SHBA pritet të diskutrojë projekt-ligjin e propozuar nga Obama, para mbledhjes së Kongresit më 23 shkurt ku edhe mund të hidhet në votim propozimi.

XS
SM
MD
LG