Ndërlidhjet

Rusia e akuzon rrjetin Twitter për shkeljen e ligjeve ruse


Ilustrim
Ilustrim

Shërbimi Federal i Komunikimit në Rusi, Roskomnadzor, e ka akuzuar rrjetin social Twitter për shkeljen e ligjeve ruse.

Udhëheqësi i Roskomnadzor, Aleksandr Zharov, tha se rrjeti Twitter “në mënyrë të vazhdueshme po vepron në kundërshtim me legjislacionin rus”

Zharov tha se teksa Twitter po vepron sipas kërkesave të SHBA-ve, i njëjti rrjet po i injoron kërkesat e Rusisë për të pasur informacione për disa përdorues të rrjetit.

Asnjë nga 108 kërkesat e bëra nga Roskomnadzor, sipas Zharov, nuk është aprovuar.

Rrjeti social sipas tij, asnjëherë nuk është përgjigjur në kërkesat e Rusisë për largimin e përmbajtjeve të caktuara.

Turqia, Franca dhe Rusia janë tre vendet kryesore që kanë kërkuar largimin e përmbajtjeve të caktuara nga rrjeti social Twitter, në vitin 2014.

Raporti për transparencë i Twitter-it i publikuar dje ka zbuluar 663 kërkesa nga Turqia, 143 nga Franca dhe 124 nga Rusia.

Twitter ka thënë se nuk ka rënë dakord me asnjë kërkesë të SHBA-së, ndërsa ka përmbushur 45 për qind të kërkesave të Turqisë dhe 25 për qind të Rusisë.

XS
SM
MD
LG