Ndërlidhjet

Lavrov e akuzon Ukrainën për përfitim territoresh


Sergei Lavrov
Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka akuzuar Ukrainën se po tenton të përftoj territore gjatë luftimin e saj me kryengritësit pro-rusë.

Gjatë një konference në Moskë, Lavrov ka thënë se ka “progres të dukshëm” sa u përket përgatitjeve për takimin e presidentit Vladimir Putin me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, presidentin francez, Francois Hollande dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Lavrov tha se Ukrainë nuk duhet ta kërkoj kontrollin mbi kufijtë e saj me Rusinë në zonat që mbahen nga rebelët, si parakusht për marrëveshjen eventuale.

Poroshenko ka thënë sot përmes një deklarate se kërkesat e Ukrainës janë: armëpushimi, tërheqja e trupave të huaja dhe mbyllja e kufirit.

XS
SM
MD
LG