Ndërlidhjet

Presidenti kazak i quan “barbare” sanksionet anti-ruse


Presidenti kazak, Nursultan Nazarbaev
Presidenti kazak, Nursultan Nazarbaev

Presidenti kazak Nursultan Nazarbaev, sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, i ka quajtur “barbare” ngase si pas tij, po e dëmtojnë ekonominë e Kazakistanit.

Teksa ka folur në mbledhjen me kabinetin e tij, Nazarbaev ka shfaqur shpresën se Rusia si dhe Kazakistani, do të arrijnë ta marrin vetën pas vështirësive aktuale ekonomike.

Nazarbaev sot e ka ndryshuar qasjen karshi sanksioneve ngase vetëm disa ditë më parë, ai e ka kritikuar Rusinë duke thënë se për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë, edhe Kazakistani po ballafaqohet me probleme ekonomike.

Rënia e madhe rublës ruse, sipas Nazarbaev, i ka dëmtuar kompanitë kazake.

Ai e fajësoi Perëndimin duke thënë se kjo situatë është shkaktuar nga “faktorët e jashtëm” dhe se nuk ka të bëjë me anëtarësimin e Kazakistanit në Unionin Ekonomik Euroaziatik

XS
SM
MD
LG