Ndërlidhjet

Dënohet kreu i një grupi terrorist në Belgjikë


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë belge ka dënuar liderin e një organizate terroriste, që rekruton militantë për të luftuar në Siri, me 12 vjet burgim.

Dënimi kundër Fouad Belkacem, po ashtu i njohur si Abu Imran, është bërë gjatë gjykimit të 46 personave, të cilët akuzohen se i përkasin grupit radikal Sharia4Belgium.

Belkacem ka thënë se ai është vetëm zëdhënës i këtij grupi, i cili kërkon të përmbysë demokracinë në Belgjikë dhe të themelojë shtetin islamik.

Disa ndjekës të tij janë dënuar po ashtu sot nën akuzat për terrorizëm.

Vetëm nëntë nga 46 të pandehurit janë paraqitur në gjykatë, gjatë gjykimit pesëmujor.

Të tjerët besohet se janë në Siri ose janë vrarë.

Belgjika mbetet nën alarm të lartë të sigurisë pasi autoritetet, në muajin janar, kanë vrarë dy persona të armatosur, gjatë bastisjeve anti-militante.

Rreth 350 belgë mendohet se u janë bashkuar militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG