Ndërlidhjet

Greqia pro rishikimit të sanksioneve ndaj Rusisë


Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias

Greqia thotë se mbështet rishikimin e sanksioneve ekonomike të BE-së ndaj Rusis për shkak të përfshirjes së saj në konfliktin në Ukrainën lindore.

Pas bisedimeve me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Moskë, Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, tha se “paknaqësitë për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë, janë në rritje” dhe se “një grup vendesh” janë pro rishikimit të sanksioneve me qëllim të zbutjes së tyre.

Kotzias nuk ka specifikuar se cilat vende të BE-së janë pjesë e grupit, por shtoi se Brukseli duhet të kërkoj “zgjidhje të tjera”

Ai tha se Greqia mund të shërbej si ndërmjetës në mes të Moskës dhe Brukselit.

Lavrov në anën tjetër tha se Moska do ta marr paraysh sigurimin e ndihmës financiare për Greqinë, në rast se Athina e kërkon një gjë të tillë.

Greqia është duke kërkuar rinegocijimin e paketës së ndihmës së BE-së dhe është zotuar se nëse nuk arrin marrëveshje me BE-në atëherë do të kërkoj ndihmë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia apo Kina.

XS
SM
MD
LG