Ndërlidhjet

Arrestohet një politikan islamist në Taxhikistan


Ilustrim
Ilustrim

Një udhëheqës i partisë opozitare islamike i cili është edhe anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Taxhikistan, është arrestuar nën dyshimin se po posedonte armë të paautorizuar.

Ai është arrestuar sot derisa më 1 mars të Taxhikistan pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Komiteti Shtetëror i Sigurisë ka njoftuar sot se Jamoliddin Mahmudov, njëri nga udhëheqësit e partisë Rilindja Islamike (HNIT), është arrestuar në Dushanbe.

Policia ka njoftuar se në shtëpinë e të arrestuarit janë gjetur dy pistoleta.

Partia HNIT ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë luftës civile në Taxhikistan, 1992 deri 1997, luftë gjatë së cilës dhjetëra mijëra persona kanë mbetur të vdekur.

HNIT është e vetmja parti islamike e regjistruar zyrtarisht në ish-republikat sovietike të Azisë Qendrore.

XS
SM
MD
LG