Ndërlidhjet

Vriten tre studentë të Universitetit të Karolinës së Veriut


Ilustrim
Ilustrim

Një burrë, gruaja e tij dhe motra e saj – të gjithë studentë të universitetit – janë qëlluar për vdekje në një kompleks banimi të Universitetit të Karolinës së Veriut.

Deri më tani policia nuk ka dhënë informata rreth motivit të këtyre vrasjeve.

Craig Stephen Hicks, 46 vjeçar, është arrestuar në lidhje me vrasjen e trefishtë, ka njoftuar policia në Chapel Hill.

Ai, sipas policisë, po mbahet në burgn Durham County dhe gjatë ditës së sotme pritet të paraqitet para gjykatës.

Policia ka njoftuar se në orën 17 e 15 të së martës, me kohën amerikane, policia i është përgjigjur thirrjeve në lidhje me këtë rast.

Në vend të ngjarjes policia kishte gjetur trupat e tre të vrarëve.

Të vrarët janë identifikuar si Deah Shaddy Barakat, 23 vjeçar, Yusor Mohammad, 21 vjeqare dhe Razan Mohammad Abu-Salha, 19 vjeçare.

Barakat dhe Mohammad ishin të martuar ndërsa Abu-Salha, motra e Mohammad.

XS
SM
MD
LG