Ndërlidhjet

Daçiq: Me migrantët kosovarë të merret Evropa


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të merret shumë më seriozisht me çështjen e migrantëve kosovarë, sepse, “as Serbia, as Hungaria nuk janë caqe të këtij migrimi”.

“Një çështje është parandalimi i migrimeve ilegale, ndërsa çështja e dytë, me të cilën duhet të merret edhe vetë Bashkimi Evropian, është rishikimi i disa hapave që kemi ndërmarrë më herët, sidomos kur është Kosova në pyetje. Në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë, një nga temat ka qenë liria e lëvizjes… Është e qartë që tani keqpërdoret kjo lëvizje e lirë”, ka thënë Daçiq në Budapest, pas takimit me homologun hungarez.

“Liria e lëvizjes ka nënkuptuar detyrimin e Serbisë që të lejojë, përkatësisht lëshojë qytetarët e Kosovës, edhe pse dokumentet e tyre nuk i konsiderojmë valide, sepse ata për ne nuk janë shtetas të pavarur”, ka shtuar Daçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG