Ndërlidhjet

Dyshohet për 300 migrantë të mbytur në Mesdhe


Ilustrim
Ilustrim

Së paku 300 migrantë dyshohet se janë mbytur këtë javë, pasi kanë bërë përpjekje të kalojnë Detin Mesdhe nga Afrika e Jugut.

Drejtori për Evropën i Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, Vincent Cochetel, ka thënë se incidenti është një “tragjedi e shkallës enorme”.

Nëntë të mbijetuar që janë sjellë në ishullin e Lampedusas nga rojet bregdetare të Italisë besohet se janë nga Afrika Perëndimore.

Raportet fillestare të hënën kanë folur për së paku 29 migrantë të vdekur, pas përmbytjes së anijes së tyre.

UNHCR-ja ka thënë se anija ka qenë njëra nga katër të tilla që kanë lënë Libinë në fundjavë.

XS
SM
MD
LG