Ndërlidhjet

Obama dërgon në Kongres planin anti-IS


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka dërguar në Kongres planin që autorizon përdorimin e kufizuar të forcave tokësore kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) për tre vjet.

Ligjvënësit që janë të informuar për planin, kanë thënë se propozimi i Obamës do të lejojë përdorimin e forcave speciale të SHBA-së për qëllime mbrojtëse.

Shtetet e Bashkuara janë duke kryer sulme ajrore kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri që nga viti i kaluar.

Kongresi nuk ka votuar formalisht për forcën ushtarake qysh në vitin 2002, për luftën në Irak.

XS
SM
MD
LG