Ndërlidhjet

Kuçi njofton Meuccin për marrëveshjen


Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi.
Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi.

Ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim shefin e EULEX-it, Gabriele Meucci.

“Gjatë këtij takimi, Ministri Kuçi njoftoi shefin e EULEX-it për marrëveshjen e dialogut me Serbinë, marrëveshje me të cilën do të realizohet unifikimi i sistemit gjyqësor të Kosovës dhe do të sigurohet funksionimi i sistemit gjyqësor në veri, duke respektuar strukturat shtetërore dhe ligjet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas të njëjtit, Kuçi dhe Meucci kanë theksuar nevojën për funksionalizimin sa më të shpejtë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, përkatësisht emërimin e anëtarëve të Këshillit, “me qëllim të arritjes së kuorumit përbrenda Këshillit Gjyqësor dhe, si rezultat, funksionalizimin e vendimmarrjes përbrenda këtij Këshilli”.

XS
SM
MD
LG