Ndërlidhjet

logo-print

“Lufta hibride” mund të prekë më shumë shtete


Ukrainë

Ukrainë

Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike ka paralajmëruar se përdorimi i teknikave të fshehta nga ana e Rusisë në Ukrainë, shpërfaq nevojën që NATO-ja të përgatitet për “luftëra hibride”.

Instituti me seli në Londër ka paralajmëruar se aksionet destabilizuese të Rusisë në Ukrainë mund të frymëzojnë edhe shtete të tjera gjetkë në botë.

Në raportin e këtij instituti thuhet se “lufta hibride” e Rusisë në Ukrainë përfshin “fushata të sofistikuara që kombinojnë operacione të nivelit të ulët dhe speciale; aksione kibernetike dhe operacione psikologjike”.

Sipas dokumentit, këto taktika paraqesin “kërcënim të rëndë”, sepse shumica e ushtrive në gjithë botën, përfshirë edhe ato brenda NATO-s, janë keq të përgatitura për taktika të tilla.

XS
SM
MD
LG