Ndërlidhjet

Nis gjykimi i klerikut boshnjak që ndihmoi IS-in


Ilustrim
Ilustrim

Në Sarajevë ka nisur gjykimi i një kleriku mysliman, i cili akuzohet për rekrutimin e luftëtarëve për grupin militant të Shtetit Islamik (IS).

Husein Bosniq është arrestuar në muajin shtator.

Ai është akuzuar për nxitje publike dhe rekrutim të personave për të kryer akte terroriste dhe për të organizuar një grup terrorist gjatë vitit 2013 dhe 2014.

“I pandehuri u ka bërë thirrje besimtarëve, përmes tubimeve publike dhe YouTube-it, që të marrin pjesë në aktivitetet e Shtetit Islamik”, ka thënë prokurori Dubravko Campara.

Sipas tij, Bosniq ka marrë “shuma të konsiderueshme parash” nga vendet arabe.

Policia në Bosnje thotë se rreth 180 boshnjakë, përfshirë gra dhe fëmojë, kanë shkuar në Siri gjatë tre vjetëve të fundit; 50 nga ta janë kthyer dhe 20 janë vrarë.

XS
SM
MD
LG