Ndërlidhjet

Ambasada e Zvicrës në Baku strehon “kritikun e presidentit”


Ambasada e Zvicrës në Baku.
Ambasada e Zvicrës në Baku.

Televizioni publik i Zvicrës ka raportuar se aktivisti i të drejtave të njeriut në Azerbajxhan, Emin Huseynov, është duke u strehuar në Ambasadën e Zvicrës në Baku.

Sipas raportit, Huseynov ka arritur në ambasadë në muajin gusht.

Ai është prezantuar në hyrje të kompleksit si shtetas i Zvicrës, për të shmangur arrestimin nga policia.

Që nga ajo kohë, ai vazhdon të jetë në ambasadë.

Huseynov është kritik i njohur i presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe qeverisë së tij.

XS
SM
MD
LG