Ndërlidhjet

Dështojnë bisedimet Greqi-Eurozonë


Ilustrim
Ilustrim

Bisedimet midis Greqisë dhe kreditorëve të saj në Eurozonë kanë mbaruar pa marrëveshje.

Pas një takimi urgjent në Bruksel, dy palët nuk kanë arritur të lëshojnë as deklaratë.

Qeveria e re e Greqisë kërkon ndryshime të kushteve për paketën e ndihmës ndërkombëtare, për të cilat thotë se janë shumë të rënda.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë kundërshtuar deri më tash rinegocimin e kushteve.

Ministrat e Financave do të takohen sërish më 16 shkurt dhe ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, ka thënë se deri atëherë mund të arrihet përparim.

XS
SM
MD
LG