Ndërlidhjet

Poroshenko: Nuk ka ende lajme të mira


Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, u ka thënë gazetarëve në Minsk se nuk ka ende lajme të mira nga bisedimet për zgjidhjen e konfliktit në lindje të Ukrainës.

Në kryeqytetin e Bjellorusisë, Poroshenko së bashku me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin e Francës, Francois Hollande, kanë kaluar më shumë se 14 orë, në përpjekje për të gjetur mënyrat për paqe.

Poroshenko, gjatë pauzës, u ka thënë gazetarëve se qëndrimi i Rusisë është i papranueshëm.

Mbi 5,400 veta kanë humbur jetën në konfliktin midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe rebelëve pro-rusë, qysh në prill të vitit të kaluar.

Rusia akuzohet për mbështetje të rebelëve me armë dhe forca të veta ushtarake.

XS
SM
MD
LG