Ndërlidhjet

Putin: Arrihet marrëveshja për armëpushim


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se në samitin e Minskut është arritur marrëveshja për armëpushim në lindje të Ukrainës.

Ai ka thënë se armëpushimi do të nisë më 15 shkurt dhe se armët e rënda do të tërhiqen nga zona e konfliktit.

Detaje të tjera nuk janë bërë ende të ditura.

Në samitin e Minskut kanë marrë pjesë Putin, presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande

Ata kanë biseduar për më shumë se 16 orë.

XS
SM
MD
LG