Ndërlidhjet

Vrasja e tre myslimanëve "për parkim, jo për fe"


Ilustrim

Ilustrim

Gruaja e një shtetasi amerikan, i akuzuar për vrasjen e tre studentëve myslimanë, ka thënë se sulmi ka qenë i motivuar "nga parkimi dhe jo feja".

Karen Hicks ka thënë se është “e tronditur” me sulmin, porse burri i saj, Craig, ka pasur mosmarrëveshje me disa fqinj të të gjitha feve.

Craig Stephen Hicks, 46 vjeç, ka qëlluar për vdekje të rinjtë të mërkurën, pranë kampusit të Universitetit të Karolinës së Veriut.

Ai është akuzuar për vrasje të shkallës së parë.

Para se të kryente krimin, Hicks ka shkruar mesazhe anti-fetare në Facebook.

Viktimat janë: Deah Shaddy Barakat, Yusor Mohammad dhe Razan Mohammad Abu-Salha, që të tre familjarë mes vete.

XS
SM
MD
LG