Ndërlidhjet

Sot nis rigjykimi i gazetarëve të Al-Jazeeras


Baher Mohamed, Peter Greste dhe Mohammed Fahmy. Qershor, 2014.
Baher Mohamed, Peter Greste dhe Mohammed Fahmy. Qershor, 2014.

Një gjykatë në Egjipt pritet të rinisë sot rigjykimin e dy gazetarëve të Al-Jazeeras, të dënuar vitin e kaluar për shpërndarje të lajmeve të rrejshme, për të ndihmuar një grup terrorist.

Mohamed Fahmy dhe Baher Mohamed janë burgosur së bashku me kolegun e tyre australian, Peter Greste.

Gjykata e Apelit ka urdhëruar rigjykimin muajin e kaluar, duke thënë se vendimi fillestar i gjykatës nuk është mbështetur në prova.

Greste është liruar javën e kaluar, në bazë të një ligji që lejon deportimin e shtetasve të huaj në vendet e tyre.

Gazetarët kanë mohuar se kanë bashkëpunuar me Vëllazërinë Myslimane në Egjipt, pas përmbysjes së presidentit Mohammed Morsi nga ushtria në vitin 2013.

XS
SM
MD
LG