Ndërlidhjet

Mustafa njofton kabinetin për dialogun


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka njfotuar sot kabinetin qeveritar për dialogun në Bruksel dhe nënshkrimin e marrëveshjes për drejtësinë.

Ai ka vlerësuar se marrëveshja është arritur me një punë të madhe të delegacionit kosovar që ka qëndruar në Bruksel dhe se ajo ruan sistemin unik të drejtësisë në Kosovë, aplikon legjislacionin kosovar në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe ruan autoritetin e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas ligjeve dhe institucioneve të Kosovës.

“Marrëveshja nuk interferon dhe nuk është në kolizion me asnjë akt ligjor të Republikës së Kosovës dhe siguron integrimin e komuniteteve në veri të vendit në sistemin e drejtësisë së Kosovës”, ka thënë Mustafa.

XS
SM
MD
LG