Ndërlidhjet

logo-print

Seul: Punëtori i kopshtit zoologjik vritet nga luanët


Një mirëmbajtës i një kopshti zoologjik në kryeqytetin e Koresë Jugore ka vdekur për shkak të plagëve të marra nga sulmi i dy luanëve që ndodheshin aty.

Një punëtor tjetër i kopshtit e kishte gjetur 52 vjeçarin Kim Geun-bae, pa vetëdije dhe të gjakosur, përderisa dy luanët po rrinin afër tij.

Atij iu konfirmua vdekja nga spitali i Seulit, dy orë më vonë.

Në vendin e ngjarjes nuk ka pasur dëshmitarë apo vizitorë për shkak se kopshti zoologjik është mbyllur që nga java e kaluar, për të ndaluar shpërndarjen ë një virusi, bëjnë të ditur zyrtarët e kopshtit.

Ata thanë se i ndjeri kishte 20 vjet përvojë në mirëmbajtjen e kafshëve, dhe kishte punuar me kafshë të egra si luanët, tigrat dhe leopardët në tre vjetët e fundit.

Punëtorët e kopshtit thanë se po presin që polica t’i shikojë kamerat e sigurimit, para se të vendosin se çfarë të bëjnë me luanët.

XS
SM
MD
LG