Ndërlidhjet

Zgjidhet fotografia më e mirë e vitit 2014


Fotografia që fitoi çmimin
Fotografia që fitoi çmimin

Një fotografi e animuar i një çifti homoseksual në Rusi, e bërë nga një fotograf danez, fitoi çmimin prestigjioz të garës botërore për fotografinë më të mirë.

Fotografia e bërë nga Mads Nissen, ku shihen Joni 21 vjeçar dhe Alex, 25, të përqafuar në një dhomë të errët me perde të mbyllura, u shpall sot fotografia më e mirë e vitit 2014.

Nissen përshkroi mënyrën se si e sheh ai këtë fotografi të bërë në Shën Petersburg, si një "histori moderne të Romeos dhe Xhulietës”; dy persona të dashuruar, por që përballen me një botë e cila refuzon të pranojë ndjenjat e tyre.

Fotografia është pjesë e një projekti të madh të fotografit Nissen, të quajtur "Homofobia në Rusia", projekt ky që shpërfaq jetën e vështirë të homoseksualëve në Rusi.

XS
SM
MD
LG