Ndërlidhjet

Vuçiq: Presim përshpejtim të rrugës evropiane


Aleksandar Vuçiq

Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se pret përshpejtimin e rrugës evropiane të Serbisë dhe hapjen e shpejtë të kapitullit për negociatat mbi anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

“Çdo gjë tjetër , për ne do të ishte befasi dhe zhgënjim”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve në Beograd.

Ai ka nënvizuar se në takimin e fundit në Bruksel, për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën,Serbia ka dëshmuar përgjegjësi dhe seriozitet dhe se është bërë më shumë seçka qenë e mundur.

“Bisedimet ishin të rënda dhe intensive, por për popullin tonë, kemi humbur më pak seç është dashur, e kemi fituar më shumë seç kemi pasur mundësi”, ka thënë Vuçiq, transmetojnë mediat në Beograd.

Ai ka shtuar se në “këtë mënyrë të përgjegjshme do të punohet edhe në të ardhmen”, ndonëse ka shprehur shqetësimin “nëse do të ketë [Serbia] fuqi të mjaftueshme që atë që është fituar ta shndërrojë në vepër”.

XS
SM
MD
LG