Ndërlidhjet

Për 1 javë, vriten 260 militantë të Boko Haram


Boko Haram

Boko Haram

Forcat e sigurisë në Nigeri kanë vrarë 260 militantë të grupit ekstremist Boko Haram, që kur ky grup ka filluar sulmet përtej kufirit juglindor, në rajonin e Diffas më 6 shkurt, bëri të ditur një zëdhënës i Nigerisë.

Koloneli Moustapha Michel Ledru tha se një numër i militantëve janë arrestuar dhe disa armë janë shkatërruar, por nuk dha detaje tjera.

Boko Haram ka nisur një seri sulmesh, mirëpo koloneli Ledru tha se situata është nën kontroll.

"Kemi ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të garantuar paqe dhe siguri për popullsinë. Ju bëjmë thirrje njerëzve të mos bëjnë panik”, tha ai.

XS
SM
MD
LG