Ndërlidhjet

Erdogan dëshiron të ndërtojë xhami në Kubë


RecepTayyip Erdogan

RecepTayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka pyetur Kubën nëse lejon ndërtimin e një xhamie në ishullin komunist.

Në faqen zyrtare të presidentit thuhet se Erdogan ka kërkuar leje nga zyrtarët kubanë për këtë xhami, gjatë vizitës së tij më 11 shkurt.

Ai tha se xhamia në Kubë do të modelohej si ajo që ndodhet në bregun e Bosforit në Stamboll.

Nuk është e qartë se çfarë përgjigje mori Erdogani nga zyrtarët e Kubës, që zyrtarisht deri në vitin 1992 njihej si shtet ateist, edhe pse shumica e kubanëve e identifikojnë veten si katolikë.

Besohet se vetëm disa qindra besimtarë myslimanë jetojnë në Kubë.

Erdogan në muajin nëntor kishte thënë se ka evidencë të ekzistencës së myslimanëve në Amerikë, para se Christopher Columbus të shkonte atje, dhe tha se eksploruesi italian kishte parë xhami të rrënuara në ishujt, më vonë të njohura si Kuba, në vitin 1492.

XS
SM
MD
LG