Ndërlidhjet

Presidentja diskuton migrimin me IOM-in


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefin e Misionit të Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM), Jorge Baca Vaughan dhe me përfaqësues të tjerë të kësaj organizate.

Presidentja Jahjaga, theksoi nevojën e vazhdimit të përkrahjes së kësaj organizate përmes programeve të ndryshme që ajo i realizon në Kosovë dhe në rajon.

Duke folur për zhvillimet e fundit dhe migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të BE-së, Jahjaga theksoi domosdoshmërinë e angazhimit të të gjitha institucioneve për ndalimin e migrimit ilegal dhe përgatitjen për kthimin e tyre nga vendet e BE-së.

Përmes një komunikate, thuhet se presidentja tha se “institucionet e Kosovës duhet të punojnë në garantimin e sundimit të ligjit, që do të mundësojë edhe zhvillimin ekonomik dhe, krahas kësaj, edhe kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e vendit”.

Shefi i misionit të IOM–it, Jorge Baca Vaughan shprehu gatishmërinë për të ndihmuar institucionet e Kosovës në procesin e kthimit të azilkërkuesve të Kosovës nga vendet e BE-së, përmes programeve të ndryshme ekonomike dhe sociale.

XS
SM
MD
LG