Ndërlidhjet

Hyseni: Liberalizimi i vizave vë nën kontroll migrimin ilegal


Skender Hyseni
Skender Hyseni

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skender Hyseni, gjatë vizitës së tij në Vjenë u takua me homologen e tij austriake Johanna Miki-Leitner, me të cilën diskutuan migrimin e qytetarëve të Kosovës.

Përmes një njoftimi për media nga Ministria e Brendshme e Kosovës, u tha se Hyseni kishte thënë se gjendja e vështirë ekonomike dhe sociale, por edhe pamundësia për të qarkulluar lirshëm në Zonën Shengen, shtyjnë një numër qytetarësh të Kosovës të migrojnë ilegalisht.

Hyseni ka theksuar se liberalizimi i shpejtë i vizave vë nën kontroll dhe ndal migrimin ilegal, duke shtuar se “Kosova nuk duhet të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Ballkan, dhe liberalizimi i shpejtë i vizave është në dobi të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe shteteve të Bashkimit Evropian të cilat po përballen me fluks të madh të migrimit të kosovarëve”.

Siç thuhet në komunikatë, ministrja e Brendshme austriake ka theksuar “gatishmërinë e Austrisë për të bashkëpunuar edhe më tutje në ballafaqimin me migrimin ilegal, por edhe çështje tjera me interes të veçantë, sikurse është terrorizmi global dhe ekststremizmi i dhunshëm”.

XS
SM
MD
LG