Ndërlidhjet

Ban Ki-moon: Jemeni pranë kolapsit


Ban Ki-moon
Ban Ki-moon

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit që të marrë masa dhe të ndalojë rrëshqitjen e Jemenit drejt anarkisë.

Ban i tha Këshillit më 12 shkurt se Jemeni është pranë "kolapsit para syve tanë”.

"Ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundshme për të ndihmuar Jemenin të bëjë një hap prapa nga pragu në të cilin gjendet dhe të marrë procesin politik në rrugën e duhur", tha ai.

Rebelët shiitë Huthi morën provincën Sanaa në shtator dhe kapën zyrën presidenciale në fund të muajit të kaluar.

Presidenti Abd-Rabbu Mansur Hadi dhe qeveria e tij dhanë dorëheqje.

Më 6 shkurt, rebelët shpërndanë parlamentin dhe formuan një asamble të përkohshme dhe qeverinë, me udhëheqësin Abdul Malik al-Huthi i cili tha se kjo gjë është duke mbushur "një vakuumin politik."

Ky kaos nxiti Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Francën që të mbyllin ambasadat e tyre.

XS
SM
MD
LG