Ndërlidhjet

Arrestohen sulmuesit e shkollës në Pakistan


Fotografitë e disa prej viktimave nga sulmi taliban në shkollën në Peshavar të Pakistanit

Fotografitë e disa prej viktimave nga sulmi taliban në shkollën në Peshavar të Pakistanit

Pakistani thotë se 12 militantë talibanë vendas janë arrestuar në lidhje me sulmin në shkollën pakistaneze në fund të vitit të kaluar.

Zëdhënësi i ushtrisë, gjenerali Asim Saleem Bajwa tha më 12 shkurt se gjashtë nga të dyshuarit u arrestuan në Afganistan, ndërsa gjashtë të tjerë u arrestuan në Pakistan.

"Agjencitë e inteligjencës të të dy vendeve kanë punuar së bashku dhe ne jemi shumë falënderues ndaj Afganistanit", tha Bajwa.

Një nga të arrestuarit, Maulvi Abdus Salam, ishte imam i një xhamie në qytetin veriperëndimor pakistanez të Peshavarit.

Bajëa tha nëntë anëtarë tjerë të asaj që besohet të jetë një celulë prej 27 anëtarësh, janë vrarë.

Pakistani i ka shtuar përpjekjet kundër militantëve, pasi talibanët kishin marrë përgjegjësinë për masakrën në një shkollë në Peshavar, ku mbetën të vrarë 151 persona, shumica fëmijë.

XS
SM
MD
LG