Ndërlidhjet

OKB me rezolutë kundër financimit të IS-it


Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar unanimisht një rezolutë që synon shkëputjen e burimeve të financimit të grupit militant të Shtetit Islamik dhe bashkëpunëtorët e Al-Kaedës, si fronti i Al-Nusras në Siri.

Rezoluta, e miratuar nga Këshilli më 12 shkurt, bën thirrje për sanksione kundër individëve dhe subjekteve që blejnë naftën nga grupet ekstremiste dhe u kërkon vendeve të marrin "masat e duhura" për të parandaluar tregtinë me sendet e trashëgimisë kulturore të marra në mënyrë të paligjshme nga Siria.

Një ndalim i ngjashëm ekziston tashmë edhe për antikitetet e Irakut.

XS
SM
MD
LG