Ndërlidhjet

Rebelët sirianë kërkojnë ndihmë nga Perëndimi


Siri...
Siri...

Një udhëheqës i opozitës siriane bëri thirrje të enjten udhëheqësve të botës për të marrë "masa të menjëhershme" për t'i dhënë fund sulmeve të qeverisë ndaj periferi të Damaskut që mbahet nga rebelët, pas raportimeve se rreth 150 njerëz janë vrarë në sulmet ajrore të qeverisë në 10 ditët e fundit.

Khaled Khoja, lideri i Koalicionit Kombëtar Sirian, ka bërë ankesën në një konferencë për shtyp të mbajtur nga baza e grupit në Turqi.

Qeveria ka sulmuar rrethinën lindore të Damaskut, e njohur si Ghouta që disa ditë, si pjesë e një fushate ushtarake kundër rebelëve në lindje dhe jug të kryeqytetit Damask.

"Regjimi i Asadit që është duke vrarë fëmijë dhe të moshuarve me raketa, bomba dhe gazeve toksike është një krim i tmerrshëm, sikurse therjet dhe djegjet e njerëzve të gjallë nga Shteti Islamik", tha Khoja.

Ai tha se "sulmet barbare" të Assadit në Douma janë krime lufte dhe i bëri thirrje OKB-së që të detyrojë udhëheqësin sirian të ndalojë bombardimet.

Trupat qeveritare kanë lëshuar raketa në provincën Douma dhe rrethe të tjera të mbajtura nga rebelët, jashtë kryeqytetit, në sulmet që aktivistët thanë se kanë qenë disa nga më të këqijat që ata i kanë pare ndonjëherë.

XS
SM
MD
LG