Ndërlidhjet

logo-print

Kerry: Sanksionet tërhiqen nëse zbatohen marrëveshjet


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, të enjten tha se Shtetet e Bashkuara mund të lehtësojnë sanksionet e vëna mbi Rusinë për shkak të mbështetjes së separatistëve pro-ruse në Ukrainë, në qoftë se dy marrëveshjet e projektuara për t'i dhënë fund konfliktit zbatohen.

"Ne do të gjykojmë angazhimin e Rusisë dhe separatistëve nga veprimet e tyre, e jo fjalët e tyre", tha ai në një deklaratë me shkrim, duke iu referuar marrëveshjes së arritur në Minsk, që kërkon t'i jepet fund luftimeve në lindje të Ukrainës.

"Siç e kemi thënë edhe më parë, Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të tërheqin prapa sanksionet e vëna ndaj Rusisë, kur marrëveshjet e Minskut, të shtatorit 2014, dhe tani kjo marrëveshje, zbatohen plotësisht", tha Kerry.

XS
SM
MD
LG