Ndërlidhjet

Poroshenko: Zbatimi i marrëveshjes, jo i lehtë


 Petro Poroshenko
Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha zbatimi i kushteve të një marrëveshjeje të re paqeje që u arrit pas negociatave maratonë në Minsk, do të jetë "jo i lehtë."

Duke folur nga Brukseli më 12 shkurt, Poroshenko përshkroi 16 orët e bisedimeve me presidentin rus Vladimir Putin, presidenti francez Francois Hollande, dhe kancelaren gjermane Angela Merkel si "shumë të vështira."

Bisedimet që filluan më 11 shkurt dhe përfunduan sot ishin përpjekja e fundit për të ndaluar luftimet mes forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë.

Ky konflikt ka lënë të vdekur rreth 6 mijë njerëz për 10 muaj.

Në Uashington, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, tha se Shtetet e Bashkuara “do të gjykojnë angazhimin e Rusisë dhe separatistëve nga veprimet e tyre, e jo fjalët e tyre".

XS
SM
MD
LG