Ndërlidhjet

Dhjetëra policë të vrarë në Birmani


Ilustrim
Ilustrim

Si rezultat i përleshjeve në mes të trupave të Birmanisë dhe rebelëve etnikë Kokang, në afërsi të kufirit kinez, janë vrarë së paku 47 ushtarë të qeverisë dhe rreth 73 të tjerë janë plagosur.

Mediat shtetërore në Birmani kanë raportuar sot se gjatë ditëve të fundit ka pasur më shumë se 13 përleshje në mes trupave qeveritare dhe rebelëve, në afërsi të Laukkai që gjendet pranë kufirit.

Numri i të vdekurve nga ana e rebelëve, nuk është bërë me dije menjëherë.

Mediat kanë raportuar se luftimet kanë qenë serioze dhe se për një gjë të tillë e kanë njoftuar qeverinë në Kinë, e cila ka shfaqur shqetësim për përleshjet e cila i detyron civilët të largohen përtej kufirit.

Rebelët e grupit Kokang, deri në nënshkrimin e një armëpushimi ushtarak në vitin 1989, ishin forca kryesore për luftimin e partisë tashmë të shpërbërë komuniste.

XS
SM
MD
LG