Ndërlidhjet

logo-print

BE-ja kërkon respektimin e marrëveshjes së Minskut


Ilustrim

Ilustrim

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë kërkuar respektim të m,arrëveshjes së arritur në Minsk e cila ka për qëllim ndaljen e konfliktit në Ukrainën lindore.

Gjatë një takimi të mbajtur të enjten, liderët e BE-së kanë paralajmëruar se armëpushimi duhet të respektohet ngase në të kundërtën mund të konsiderohen sanksione të reja ndaj Moskës.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se është “shumë e rëndësishme” në këtë moment që të bëhet presion për arritjen e paqes në Ukrainë.

Hollande i ka bërë komentet pas kthimit nga Minsku i Bjellorusisë ku ka marrë pjesë në arritjen e marrëveshjes e cila parasheh armëpushim dhe tërheqjen e armatimit të rëndë nga lindja e Ukrainës.

“Besimi ynë në vullnetin e presidentit (Vladimir Putin) është i kufizuar. Kjo është edhe arsyeja pse ne duhet ti mbajmë vendimet tona për sa u përket sanksioneve”, ka thënë presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk.

BE-ja e ka caktuar 16 shkurtin si afat nëse do të vendos për sanksionet ndaj 19 rusëve dhe pro-ruusëve .

Kjo varet nga respektimi i armëpushimit në terren.

XS
SM
MD
LG