Ndërlidhjet

11 të vrarë gjatë luftimeve të fundit në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarët e qeverisë ukrainase dhe përfaqësuesit e separatistëve, kanë bërë me dije se si rezultat i luftimeve, gjatë 24 orëve të fundit në lindje të Ukrainës janë vrarë njëmbëdhjetë persona.

Tre civilë dhe tetë ushtarë janë në mesin e të vrarëve, një ditë pasmarrëveshjes së paqes të arritur në Minsk të Bjellorusisë.

Separatistët kanë thënë se tre civilë janë vrarë dhe pesë janë plagosur në Luhansk, rajon i kontrolluar nga rebelët pro-rusë.

Ushtria ukrainasne ka njoftuar se i ka humbur tetë ushtarë dhe 34 të tjerë janë plagosur.

XS
SM
MD
LG