Ndërlidhjet

Rusia: Në Minsk nuk premtuam lirimin e Savchenkos


Nadia Savchenko
Nadia Savchenko

Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, thotë se asnjë premtim rreth fatit të pilotes ukrainase që po mbahet në një burg në Rusi, Nadia Savchenko, nuk është bërë gjatë bisedimeve të paqes në Minsk.

Dmitry Peskov, tha sot se rasti i Savchenkos do të trajtohet në gjykatat ruse.

Ai tha se presidenti ukrainas Petro Poroshenko e ka hapur këtë temë dhe ka kërkuar lirimin e saj gjatë bisedimeve në Minsk, por sipas tij, asnjë premtim për lirimin e saj nuk është dhënë.

Nadia Savchenko akuzohet se ka gisht në vrasjen e dy gazetarëve rusë të cilët po e mbulonin konfliktin në lindje të Ukrainës.

Ajo është kapur nga separatistët në qershor të vitit të kaluar ndërsa në korrik është transferuar në Rusi.

Savchenko tashmë gjendet në javën e nëntë të grevës së urisë.

Poroshenko tha pas bisedimeve se Savchenko do të lirohet në të ardhmen e afërt.

Peskov tha se lirimin e Savchenkos e kanë kërkuar edhe presidenti francez, Francois Hollande dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

XS
SM
MD
LG