Ndërlidhjet

logo-print

Shpërthim në Turqi, pranë kufirit sirian


Ilustrim

Ilustrim

Një shpërthim ka ngjarë sot në një pikë kontrolli të policisë turke në qytetin Suruc, që gjendet në afërsi të kufirit sirian.

Sipas raporteve, nga shpërthimi ka të plagosur.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit, por mediat turke kanë raportuar se automjetet emergjente kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Televizioni NTV tha se së paku një polic është plagosur.

Suruc gjendet në afërsi të kufirit me Sirinë, qyteti i parë nga Kobani në Siri të cilin forcat kurde e kanë rikthyer nën kontrollin e tyre disa ditë më parë.

Kobani kishte qenë për disa muaj nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG