Ndërlidhjet

Grupi militant Boko Haram ka vrarë së paku pesë persona gjatë një sulmi në Çad.

Banorët dhe burime të sigurisë kanë njoftuar se rreth 30 militantë islamikë e kanë sulmuar fshatin Ngouboua, mëngjesin e sotëm.

Sipas banorëve, militantët kanë vënë zjarrë në disa shtëpi.

Banorët thanë se militantët kanë vrarë disa persona para se të njëjtit të ndiqen nga ushtria.

Boko Haram i ka intensifikuar sulmet në qytetet që janë fqinje të Kamerunit dhe Nigerit.

XS
SM
MD
LG