Ndërlidhjet

19 të vrarë në një xhami shiite në Pakistan


Ilustrim

Ilustrim

Militantët e kanë sulmuar një xhami shiite në veriperëidnim të Pakistanit, duke lënë të vdekur së paku 19 persona dhe duke plagosur më shumë se 60 të tjerë.

Dëshmitarët okularë kanë treguar se shiitët ishin mbledhur në xhaminë Imamia në Peshawar për lutjet e së premtes.

Militantët, sipas tyre, kanë hedhur granata në xhami dhe më pas kanë hapur zjarr.

Pamjet televizive kanë paraqitur njerëz duke vrapuar teksa shihet edhe ndihma e shpejtë duke i larguar të plagosurit.

“Ka ndodhur një shpërthim i madh. Unë mund të shoh shumë persona të plagosur përreth meje”, ka thënë një dëshmitar.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Vitet e fundit në Pakistan është shënuar rritje e dhunës sektare dhe shumica nga to janë kundër pakicës shiite.

XS
SM
MD
LG