Ndërlidhjet

Mustafa: Dialogu me BE-në për liberalizimin e vizave, prioritet i qeverisë


Isa Mustafa
Isa Mustafa

Dialogu me Bashkimin Evropian, për liberalizimin e vizave, është një nga prioritet kryesore afatshkurta për Qeverinë e Kosovës, e cila mbetet e përkushtuar për të mbyllur këtë kapitull në afatin sa ma të shpejtë të mundur, ka thënë sot kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e Komitetit Drejtues për Liberalizimin e Vizave.

Ai ka theksuar se përkundër angazhimit, përkushtimit dhe përparimit në adresimin e kërkesave që dalin nga të gjitha blloqet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, qytetarët e Kosovës ende nuk mund të lëvizin lirshëm në shtetet e zonës Shenghen dhe ata ballafaqohen me procedura të tepërta dhe burokratike për tu paisur me viza shenjen.

“Por, më shqetësues është fakti i një numri të qytetarëve tanë që e lëshojnë Kosovën dhe migrojnë në mënyrë të parregullt, përmes Hungarisë, në shtetet tjera të zonës Shengen. Ky është një realitet i dhimbshëm për mua dhe pë r institucionet e Republikës së Kosovës dhe ne si qeveri e republikës së Kosovës jemi të përkushtuiar që ta ndryshojmë këtë realitet”, ka theksuar kryeministri Mustafa.

Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës ka filluar që të ndërmarrë masa konkrete dhe të shpejta për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Kryeministri Musfafa ka thënë se reformat që do t’i ndërmarrë Qeveria e Kosovës, bazohen në politikat ekonomike dhe në sundimin e ligjit, që janë pjesë e aspiratave për tu bashkuar në familjen evropiane, e sidomos tash, që Kosova, sipas tij, është në rrugënb për të lidhur marrëdhënie kontraktuale në BE-në.

“Dialogu për liberalizimin e viozave me Bashkimin Evropian është prioritet i Qeverisë së republikës së Kosovës dhe viti 2015 mbetet vit i përfundimit të këtij procesi”.

Ky proces, sipas kryeministrit Mustafa, varet edhe nga zbatimi nga angazhimi dhe dinamika e Kosovës në zbatimin e kritereve të mbetura.

XS
SM
MD
LG