Ndërlidhjet

logo-print

Poroshenko: Ende jemi larg paqes


Petro Poroshenko

Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko tha të premten se vendi ka ende rrugë të gjatë për të bërë drejt paqes, dhe nuk ka garanci që marrëveshja e arritur për armëpushim do të ketë efekt.

"Nuk dua që dikush të ketë iluzione dhe unë të dukem si person naiv: jemi ende shumë larg paqes”, tha ai gjatë një vizite në një zonë të trajnimit ushtarak.

"Askush nuk ka besim të fuqishëm se kushtet e paqes të nënshkruara në Minsk do të implementohen në mënyrë strikte”, shtoi ai.

Dy civilë u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në mëngjesin e së premtes nga granatimet e rebelëve në qytetin Shchastya, aftër qytetut të Luhansk në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG