Ndërlidhjet

Gjermania mbyll ambasadën në Jemen


Një ambasadë në Jemen
Një ambasadë në Jemen

Gjermania ka vendosur të mbyllë ambasadën e vetë në Jemen, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë konfirmoi këtë gjë, dhe shtoi se stafi i ambasadës janë larguar që në mëngjes, për shkak të situatës jostabile në vend.

Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara më herët gjatë javës kanë mbyllur misionet e tyre diplomatike, në kohën kur grupi mysliman shiit Houthis, që është mbështetur nga Irani, ka forcuar fuqinë e tij që kur ka marrë nën kontroll kryeqytetin e vendit.

Një ditë më parë, sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, ka thënë se është e nevojshme të merren masa dhe të ndalohet rrëshqitja e Jemenit drejt anarkisë.

"Ne duhet të bëjmë çdo gjë të mundshme për të ndihmuar Jemenin të bëjë një hap prapa nga pragu në të cilin gjendet dhe të marrë procesin politik në rrugën e duhur", ka thënë zoti Ban.

XS
SM
MD
LG