Ndërlidhjet

Vuçiq përshëndet armëpushimin në Ukrainë


Aleksandar Vuçiq
Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përshëndetur sot arritjen e marrëveshjes së arnëpushimit për Ukrainën Lindore, gjatë takimit që ka zhvilluar me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Çepurin.

“Me vëmendje të posaçme kemi ndjekur rrjedhën e negociatave dhe sinqerisht përshëndesim marrëveshjen e arritur. Për të gjithë ne, ky është një lajm i mirë”, ka thënë kryeministri serb.

Marrëveshja për armëpushim në lindje të Ukrainës është arritur më 12 shkurt në Minsk, pas bisedimeve maratonike ndërmjet presidentit rus, ukrainas dhe francez dhe kancelares gjermane.

Çepurin nga ana e tij ka paralajmëruar se Vuçiq së shpejti do të pranojë një ftesë zyrtare nga kryeministri rus për të vizituar Moskën

XS
SM
MD
LG