Ndërlidhjet

Ministri i Arsimit takohet me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë


Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka pritur sot ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin ka biseduar për prioritetet në punën e tij dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ministri Bajrami falënderoi ambasadorin Braathu për ndihmën që Norvegjia i ka dhënë arsimit në Kosovës.

Bajrami citohet të ketë thënë prioritet i qeverisë së re po bëhet ngritja e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit.

“Gjatë këtij takimi, ministri Bajrami vuri theksin edhe te arsimin profesional, për të cilin segment, po ashtu tha se do të ketë vëmendje të madhe”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa ambasadori i Norvegjisë, Braathu, thuhet se “premtoi bashkëpunim të mëtutjeshëm, me qëllim të arritjes së synimit për cilësi në arsim, ndërsa tha se arsimi dhe aftësimi profesional i të rinjve të Kosovës, por edhe i çdo vendi tjetër është shumë i rëndësishëm, sepse kështu ata më lehtë mund të jenë në treg të punës".

XS
SM
MD
LG