Ndërlidhjet

logo-print

OSBE e gatshme të monitorojë kufirin Ukrainë - Rusi


Një automjet i OSBE-së në Ukrainë

Një automjet i OSBE-së në Ukrainë

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) tha se monitoruesit e saj janë të gatshëm të mbikëqyrin kufirin Ukrainë-Rusi nëse marrin garanci për siguri të mjaftueshme.

Duke folur ne Kiev më 13 shkurt, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zannier theksoi se Misioni Special i Monitorimit të OSBE-së në Ukrainë tashmë ka një divizion të vogël që ka të drejtën të monitorojë vetëm disa pjesë specifike të kufirit.

Ai gjithashtu tha se marrëveshja për paqe e arritur ne Minsk më 12 shkurt, nuk parasheh monitorimin e kufirit.

Në ndërkohë, i dërguari rus në OSBE, Andrei Kelin i tha një televizioni të Rusisë se numri i monitoruesve në zonën e konfliktit në lindje të Ukrainës do të rritet nga 230 në 350 që nga dita e nesërme.

Sipas marrëveshjes së arritur nga liderët e Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës në Minsk, armëpushimi do të monitorohet nga OSBE-ja që nda mesnata e 15 shkurtit.

XS
SM
MD
LG