Ndërlidhjet

Një bombë eksplodoi të premten pranë një pikë-kontrolli policor në një qytet të Turqisë pranë kufirit me Sirinë, duke plagosur dy persona, bëjnë të ditur zyrtarët.

Ministri i Punës së Turqisë Faruk Celik tha se bomba që ndodhej në një kosh të mbeturinave ishte lënë pranë një makine të parkuar, vetëm 15 metra larg pikë-kontrollit të policisë.

“Një polic dhe një kalimtar u plagosën”, tha ai.

Askush nuk mori përgjegjësi për sulmin.

Qyteti Suruc, ku ndodhi shpërthimi, shtrihet në anën e kundër të qytetit sirian Kobani, ku në muajt e fundit forcat kurde, të armatosura nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, larguan militantët e Shtetit Islamik pas shumë muajsh luftime intensive.

"Natyra e këtij sulmi tregon se ishte një sulm terrorist”, tha Celik, duke shtuar se hetimet kanë filluar dhe se është shumë herët të flitet për përgjegjësit e sulmit.

XS
SM
MD
LG