Ndërlidhjet

Kroacia akuzon kryetarin e Zagrebit për keqpërdorim të fondeve


Zagreb...

Zagreb...

Kryetari i kryeqytetit të Kroacisë u akuzua për keqpërdorim të fondeve publike.

Zyra e Prokurorisë së Shtetit tha se ka pasur indikacione se kryetari i Zagrebit, Milan Bandiq dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë të tij, kanë keqpërdorur 308,000 kuna (45,000 dollarë) të parave të qytetit.

Bandiq ishte arrestuar në muajin tetor dhe zëvendësi i tij kishte vazhduar drejtimin e qytetit.

Në Zagreb jeton një e katërta e popullsisë 4.4 milionëshe e Kroacisë dhe është qendra e ekonomisë kroate.

Bandiq i ka mohuar të gjitha akuzat për keqpërdorim.

Padia, e postuar në faqen e internetit të prokurorisë, thotë se Bandiq ilegalisht ka financuar një grup qytetar që po kërkonin një referendum për të ndryshuar mënyrën se si zgjidhen anëtarët e parlamentit.

Kroacia nisi një fushatë të fuqishme anti-korrupsion në vitin 2010 për të nxitur përpjekjen e saj për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian, gjë që ndodhi në vitin 2013.

Ajo ka dënuar disa zyrtarë të lartë, përfshirë ish-kryeministrin Ivo Sanader.

XS
SM
MD
LG